baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Saturday, April 28, 2007

Shkodres...














.
.
N’agim t’jets teme, ty t’njofta,
ty t’pashe, s’m’kujtohet si ishe,
sepse isha vecse nje foshnje e paditun,
kjaja, perreth veshtroja, meqe isha i mahnitun.
Mrekulli e vertet, asht jeta,
nostalgjike, plot ndjenja; nga ngjizja deri n’shkputje,
e une ndihem, tejmase krenar,
sepse e fillova dhe i pata themelet ne t’madhen Shkoder.
E sic thojme na shkodrant:
Kur kam fillu t’a njof jeten,
ty t’kam vlersu, permbi c’do vend,
ah, c’ndjesi...
Fort e dashtuna Shkoder,
kaq e mrekullueshme,
kaq madhshtore,
prijse e Shqipnise,n’krijime, n’aheng, n’lufte, n’paqee n’dashni...
Ah, ti moj Shkoder; e legjends s’Rozafes,
nana e ideve, parimeve dhe njerezve t’medhenj,
nane e Gurakuqit, Zadejes, Jakoves, Mjedes dhe imja.
Mretnesha e dits e nats,
plot me rrezatim, bese, mencuni, urtsi, dhembshuni, trimni e burrni...
Por ma e mira jote asht; se ti je gjithmone e gatshme, t’japesh t’mesipermet edhe ma teper,
per fort te dashtunen, NANE SHQYPNI...!!!

RINI

Gjuhet qe fliteshin,
ne kullen e Babelit,
me kenaqesi do t’i mesoja;
por e di, me ty s’do mund t’i krahasoja.

Kopshtin e varur, te Babilonise,
Per shume net rresht enderrova,
misterine ndertimit, imagjinova;
por me ty, dot , s’e krahasova.

Legjendarit “gjigandi i rodit”,
Me shkronja te medha ne mediterran (me-dite-ra),
emrin arrita t’ia lexoja,
por prape me ty, s’munda t’a krahasoja.

Murin e vjeter kinez,
gjarper do t’a pagezoja,
edhe pse eshte tej-mitik,
me ty s’do da t’a krahasoja.

Ne biblioteken e farit te Aleksandrise,
me kenaqesi do studioja,
por kete oqean librash,
me ty s’do t’a krahasoja.

Koloseun antik te Romes,
me andje do e vizitoja,
edhe ne qofte se do m’a dhuronin,
me ty s’do e krahasoja.

Tempullin e dashurise,
Taj Mahal, e quajne,
te gjithe e vleresojne,
por me ty, s’arrijne t’a krahasojne.

Ne ujerat e tokes te kerkova,
ne hapesiren e qiejve, per ty verejta,
pastaj thelle ne shpirtin tim, meditova,
dhe me ne fund ne personin tim te gjeta.

Ti o rini je c’do gje,
por si ti, s’eshte asgje,
ti je fortifikate kunder vdekjes,
ti o rini, je “Pranvera e Jetes”!

Reja e Arte!

Reja e arte ne qiell,
ku shkon, ku shkon?
Une i shtrire ne lendine,
buze mbremjes,
mbi bar ne erresire,
fushat sodis me deshire.


Reja e arte ne qiell,
po shkon, po shkon...
Nje zemer ne lendine pushon,
ajo nuk ka vdekur,
por eshte gjalle dhe jeton,
ne nje lendine buze mbremjes!
Kjo eshte bota e qete e prehjes,
qe t’a fal jeta dhe t’a merr dhembja,
mendja nga thikat e mallit,
eshte therrmuar ne mikropjese,
ku te gjithe kohet rrine ngushtazi,
ne limuzinen e shndritshme te jetes...!

Labels:

Realitet!


Kur ne mengjes u zgjova,
gjelin degjova, se c’kendonte,
gardalinen imagjinova,
qe klithte dhe frymezonte.

Pashe diellin (me dha ngrohtesi)
qe akoma s’kishte lindur,
por nuk pashe yjet,
qe akoma ne qiej xixellonin.

Pashe vetem erresire,
edhe pse drita e dhomes,
kishte bere pakt me dembeline time;
papritur ndjeva ftohte,
dhe me te vertete gjumi me doli.

Pusi!

Nese pusi uj, nuk ka,
t’a shtrydhesh nuk ngjet,
ne te kundert do te nxjerresh,
vetem mbeturina si ne kenete.

Nese ne pus, derdhen:
ujerat e zeza (ambiciet),
nga gryka do dale,
vetem qelbesire rrembimthi.

Nese qeni i ngordhur (frika),
ne pus do te hidhet,
prape do qelbet ere,
dhe do te sjedhe kolere.

Pra te del me mire,
nese nga pusi yt plot hir,
i thelle;
s’nxjerr, as hedh...

Perndryshe do fitosh, epidemi;
ne dinjitet dhe karakter.

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.