baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Friday, April 27, 2007

Politika!

Shkrimtari, pyet politikanin:
C’fare eshte politika?
A i’a qan popullit hallin?
Apo thjeshte, jete me ofensiva dhe replika?

Pastaj politikani tha:
Duhet te jesh ne dijeni,
se si ajo, tjeter s’ka,
plot me interes personal dhe pak per parti.
Shkrimtari ripyet:
Tek politika; kush jane bazat?
Dritaret dhe dyert?
Pollitikani pergjigjet: sigurisht deklaratat.

Shkrimtari pyet dhe njehere:
Po ku e kane rrenjen keto deklaratat?
Politikani, pergjigjet menjehere:
Pa dyshim, tek genjeshtrat.
Shkrimtari me kuriozitet,
Ben edhe nje tjeter pyetje:
A bashkepunoni me popullin e thjeshte?
Pervecse, me nxitje dhe shtytje?

O shkrimtar me plot guxim!
Pergjigjet, politikani;
Politika, s’ka vetem nje qendrim,
ate s’e ze vendi, eshte si cigani!Me popullin bashkepunon,
vetem kur e ze sherri;
dhe ndersa popullin e shkaterron,
si shperblim, i jep dukurine “tmerri”.

Te gjithe keto; sigurisht, qe s’i tha politikani,
kjo ishte pjese e realitetit, qe serviri shkrimtari.
Nese eshte e vertete, t’a gjykoje bashkebiseduesi,
qe per shkrimtarin, eshte vete lexuesi!

Labels:

dileme, apo...?!

...perse ti diell i djersitur,
me ben qull mua ketu,
dhe pastaj si me pavetedije;
me thua, me pergjerim:
“pse po me mundon keshtu!...?!

Periudhitet...

Jeta i polli vdekjen njeriut,
pastaj e perdhosi te shkretin,
e shkeli me kembe hekuri;
Pastaj ne kembe serish e ngriti,
dhe i dha te shtyren drejt gremines...

Kur njeriu ne gremine ra,
jeta u afrua per t’a pare,
me ironi nisi t’a perqeshte,
litarin e zgjati deri tek ai,
dhe nga gremina si me padashje e nxori.

Kur siper fatziu u ngrit,
me makine lluksoze e shoqeroi,
dhe e kaloresoi si personalitet,
qe te gjithe t’a nderonin;
Por “shakane e fatit”, e frikesonte mundesia,
se jeta mund t’a hidhte prape ne gremine...

Ofshame!












Veshtroj rrotull,
dhe verej qenie te ofshamuara.
filloj te flas,
dhe me pergjigjen ofshama njerezish.
Marr penen per te krijuar,
dhe dora ime, shkruan me te madhe,
pseudonimin e rreme te kesaj jete: “ofshame”.
Marr syzet, per te paren here,
qe te nderroj pamje;
Sillem nga ti,
dhe ta shoh fytyren te kapluar nga ofshamat.
Atehere i zemeruar, hedh syte nga dritarja,
zogjte shtegtare, pothuaje cicerojne fjalen ofshame,
rrezet e diellit me ofrojne pasqyre,
dhe mjerisht-mjeshterisht, reflektojne,
imazhin e asaj qe quhet “ofshame”!

Njohuri...

Jam dikush qe pak kam pershkuar,
Ende s’kam arritur te di c’dua...
Tani per kete brengosem,
Apo zhgenjehem, pak rendesi ka.

Eshte jeta mesuesi im,
Sado qe mundohem te perfitoj te tjere...
Hap dosje, pyes te urtit,
T’gjitha kto, s’jane vecse perralla,
Eshte jeta nxenesi im.

Mrekulli eshte ajo,
Interesante madje,
Stili saj i pashoq,
Tjere, para meje, jane perpjekur,
Ekstremitetet t’ia zbulojne,
Relike! Po tamam ashtu eshte jeta, por edhe mister!

Nje Kolosi...



Nderet dhe respektet,
Ai padyshim, qe i meriton,
Patjeter qe mund t’i behen perjashtime,
Ose rralle ndonje paragon,
Lartesimi i emrit te tij,
Edhe pse ne histori pakez i larget,
Oligarkik s’para ka qene ai,
Ndjenjat castore, shpesh i ka mbizoteruar por jo perdhosur.

Besnik i instinktit, intuites dhe mendjes se tij,
Officer i regjimentit “Disipline I”,
Neo-epokial me vlera antike dhe vizione futuristike,
Armik pashoke, i lajkes pas-shpinase,
Pjestar in je shtrese pa anetare,
Asket ndaj frikes metropolase,
Riperterires i gabimeve fatale,
Talent i rralle, poli-agjent, poligonik,
I tille, por jo vetem kaq, ka qene Napoleoni!!!






PS: Kujtimet e para per Napoleonin (1 nga idhujt e mi),
i kam nga gjyshi im(idhulli kryesor - ndjese paste)
dhe jo pa qellim kam zgjedhur kete pikture.
Gjyshi shpesh deshmonte me madheshti 1 shprehje te Napoleonit:
"Edhe sikur qielli te biente ne toke, ushtaret e mi, do t'a prisnin me heshtat & bajonetat e tyre"!

Nje Emigrant!





















Admirues i diskutimeve,
Larmues i sqarimeve,
Esencial ne nervozizem,
Xixellues ne atdhetarizem...

Labels:

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.