muzës sime...

shndërromë në bretkosë,
amfibizo fantazinë tënde në mua,
netët e ftohta, ngjyrosmi rozë.
Lejomë t'ia shes shpirtin tim,
djallit, ose perëndisë së epshit,
jepmi shkretëtirës sime njomëzim,
lagështoma qafën dhe bulzën e veshit.
Me frymën tënde të ngrohtë,
si mullirin, era,
zemrën time të ftohtë,
rrotulloma ngahera...
Aromën e trupit tënd hyjnor,
dhuroja shqisave të mia,
dhe dhëmbët e tu (perfekt) ballor,
krahërorit dhe kofshëve të mia.
Prekma si asnjë muzë tjetër,
trupin çerek-shekulli të vjetër,
lëmë t'a djeg përsonin tim,
në muret e altarit tënd sublim...!