...illusions from a far-fetched past!
Dikur dashuronja floke kacurrele, te c’thurur;
ngjyra natyrale e te cileve dallohej,
vetem ngjitur me kokefortesine.
Dikur dashuronja dhembet e saj;
tamam te vendosur,
kurre te zinxhirosur.
Dikur dashuronja nishanin;
shtrire mbi buzen e siperme.
Dikur dashuronja te piren e saj;
si vogelushe,
nga shishe te rendomta.
Dikur dashuronja gishtat “alla-shqiptarce”,
te vegjel, te shendoshe;
qe mbanin celesat e fokusit tim.
Dikur dashuronja syte e humbur,
te zinj;
plot me jete e pasion.
Dikur dashuronja vetullat e saj;
qe mund te plotesonin “Ying-Yang” me mua.
Dikur dashuronja qafen;
qe turperonte qengjat.
Dikur dashuronja hunden;
shqisat e se ciles,
besonin auto-genjeshtrat.
Dikur dashuronja buzeqeshjen;
qe me dobesonte gjunjet.
Dikur dashuronja kraherorin;
qe turmezonte shpirtin tim.
Dikur dashuronja thithkat;
qe llastuan buzet e mia.
Dikur dashuronja hithken;
qe me plot hir,
ankoronte gjithe qenien time.
Dikur dashuronja barkun;
qe do te perfeksiononte trashegimine time.
Dikur dashuronja vallen “alla-shqiptarce”;
qe i kthente femijerine buzeqeshjes sime.
Dikur dashuronja t’i thonja:
“Oh Zemer, sa fort t’du”;
c’do mengjes,
ne gjuhen tone te shenjte.
Dikur dashuronja t’i jepja veten time,
pasionin tim,
Jazz-in tim…
Ah dikur…!
Por sic e sheh, ky eshte nje kapitull i mbyllur.
Ka ngelur vetem dikur.
Asgje s’vlen me; s’kam c’te ndaj e te dashuroj me ne te.
Me dashje apo pa dashje; me qejf apo jo…
Asgje s’eshte me, ishte vetem dikur…!!!