...illusions from a far-fetched past!
Dikur dashuronja floke kacurrele, te c’thurur;
ngjyra natyrale e te cileve dallohej,
vetem ngjitur me kokefortesine.
Dikur dashuronja dhembet e saj;
tamam te vendosur,
kurre te zinxhirosur.
Dikur dashuronja nishanin;
shtrire mbi buzen e siperme.
Dikur dashuronja te piren e saj;
si vogelushe,
nga shishe te rendomta.
Dikur dashuronja gishtat “alla-shqiptarce”,
te vegjel, te shendoshe;
qe mbanin celesat e fokusit tim.
Dikur dashuronja syte e humbur,
te zinj;
plot me jete e pasion.
Dikur dashuronja vetullat e saj;
qe mund te plotesonin “Ying-Yang” me mua.
Dikur dashuronja qafen;
qe turperonte qengjat.
Dikur dashuronja hunden;
shqisat e se ciles,
besonin auto-genjeshtrat.
Dikur dashuronja buzeqeshjen;
qe me dobesonte gjunjet.
Dikur dashuronja kraherorin;
qe turmezonte shpirtin tim.
Dikur dashuronja thithkat;
qe llastuan buzet e mia.
Dikur dashuronja hithken;
qe me plot hir,
ankoronte gjithe qenien time.
Dikur dashuronja barkun;
qe do te perfeksiononte trashegimine time.
Dikur dashuronja vallen “alla-shqiptarce”;
qe i kthente femijerine buzeqeshjes sime.
Dikur dashuronja t’i thonja:
“Oh Zemer, sa fort t’du”;
c’do mengjes,
ne gjuhen tone te shenjte.
Dikur dashuronja t’i jepja veten time,
pasionin tim,
Jazz-in tim…
Ah dikur…!
Por sic e sheh, ky eshte nje kapitull i mbyllur.
Ka ngelur vetem dikur.
Asgje s’vlen me; s’kam c’te ndaj e te dashuroj me ne te.
Me dashje apo pa dashje; me qejf apo jo…
Asgje s’eshte me, ishte vetem dikur…!!!
5 Comments:
nice weapon to love dreams more.
There's very few poems in the world, that after reading them (always more than once), still leave you speechless in admiration, this was most certainly one of them. You have a clear talent, thank you for sharing it with us.
a duhet te bazohem ne supozimin tim, qe "k" dhe "endrra", jane i njejti person...?
Many thanks for your kind words; I hardly ever take my pen with a strategy, I only bring such words together, because at a certain moment in my life I feel so...
Shpresa ime e vetme, eshte qe t'i shtyje ata qe i lexojne, qe t'a jetojne jeten me sa me shume pasion!
PS: 1- te pelqeu me shume versioni anglish apo shqip?
2- a njihemi personalisht? nqs po, a mund te me thoni se kush jeni?
Jo jo, ai supozim eshte i pasakte. Faktikisht komenti i K eshte shume i zbehte dhe une nuk arrij ta kuptoj.
Pasioni yt reflektohet me ane te poezive, por edhe se i kam lexuar te gjitha akoma nuk arrij t'i jap nje pergjigje pyetjes qe me ka munduar gjate leximit te ketyre poezive. Perse disa tituj, si psh titulli i "pL & gF" jane shkruar ne kete menyre, perse nuk eshte zgjedhur nje titull me konkret per ta sic eshte zgjedhur per kte poezi?
Poezite me te mira jane ato te çastit, sepse ne to gjithcka eshte fresh, kur jane te paramenduara shume vihet re ai mundimi i bere per te sistemuar poezine.
Ne pergjigje te pyetjeve.
1. Versioni ne Anglisht ishte shkruar shume mire, rrjedh poezia lirshem, por une jam njeanese sepse jam shqiptare dhe gjithcka me duket me e bukur ne gjuhen e memes. Sado admiroj versionin ne Anglisht, mund te them qe e adhuroj versionin ne Shqip.
2. Personalisht njihemi, ama shume pak, pothuajse fare. Por pasionin per letersi e kemi te perbashket.
Me respekt,
O.H.
qyre-qyre, dreqin...
amon mi goce "enough with it"...lol...s'e di se cfare sheh ne keto poezi, por sikurse te te njihja me pak (edhe pse ste njoh shm), do mendoja se po pregatitesh te me kerkosh hua, me gjithe ato komplimente...
sidoqofte, flm vajzuke!
PS: urs r breathtaking, REMEMBER THAT!
Post a Comment
<< Home