Moti i Djeshem...!
Pseudo-jetoj ne nje bote,
ku parashikimi i motit te djeshem;
paraqitet me erera te forta sot,
dhe me vranesira te plota neser...
Ku reshjet minimale, s'jane lot,
por vetem deshtime maksimale,
ku ajri i aortes sime eshte i thate,
dhe ne trurin tim bie bresher i dendur...
por vetem deshtime maksimale,
ku ajri i aortes sime eshte i thate,
dhe ne trurin tim bie bresher i dendur...
Pseudo-jetoj ne nje bote,
ku bastet mes Zotit dhe natyres,
misherohen ne ty, METEO e se djeshmes,
dhe humbjet i paguaj une, o METEO e pa Zot,
sepse, s'jam "ME TE-O", por pa "ME TE-O", qe mot...
ku bastet mes Zotit dhe natyres,
misherohen ne ty, METEO e se djeshmes,
dhe humbjet i paguaj une, o METEO e pa Zot,
sepse, s'jam "ME TE-O", por pa "ME TE-O", qe mot...
Ndersa po kaloj ne nje bote,
ku "ME TE-O" s'ekziston,
ku Zoti i motit eshte mjegulla,
paraprirese e motit pa zakon;
nisem per me t'mirin mot...
dhe konstatoj se stakimi i trurit, ne motin e djeshem,
i'a paska futur kot...!!!
ku "ME TE-O" s'ekziston,
ku Zoti i motit eshte mjegulla,
paraprirese e motit pa zakon;
nisem per me t'mirin mot...
dhe konstatoj se stakimi i trurit, ne motin e djeshem,
i'a paska futur kot...!!!
