baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Saturday, April 28, 2007

Shkodres...














.
.
N’agim t’jets teme, ty t’njofta,
ty t’pashe, s’m’kujtohet si ishe,
sepse isha vecse nje foshnje e paditun,
kjaja, perreth veshtroja, meqe isha i mahnitun.
Mrekulli e vertet, asht jeta,
nostalgjike, plot ndjenja; nga ngjizja deri n’shkputje,
e une ndihem, tejmase krenar,
sepse e fillova dhe i pata themelet ne t’madhen Shkoder.
E sic thojme na shkodrant:
Kur kam fillu t’a njof jeten,
ty t’kam vlersu, permbi c’do vend,
ah, c’ndjesi...
Fort e dashtuna Shkoder,
kaq e mrekullueshme,
kaq madhshtore,
prijse e Shqipnise,n’krijime, n’aheng, n’lufte, n’paqee n’dashni...
Ah, ti moj Shkoder; e legjends s’Rozafes,
nana e ideve, parimeve dhe njerezve t’medhenj,
nane e Gurakuqit, Zadejes, Jakoves, Mjedes dhe imja.
Mretnesha e dits e nats,
plot me rrezatim, bese, mencuni, urtsi, dhembshuni, trimni e burrni...
Por ma e mira jote asht; se ti je gjithmone e gatshme, t’japesh t’mesipermet edhe ma teper,
per fort te dashtunen, NANE SHQYPNI...!!!

0 Comments:

Post a Comment

<< Home

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.