baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Saturday, April 21, 2007

Ndjenja qe Deshmon!


Brendesia ime,
reagon perfillshem, ndaj:
intrigues se c’thurur,
xhelozise pasherim,
intonacionit panevoje,
ledhatimit te kaktusit,
deres sime, qe mbishkruhet:
arratisu ne te arratisuren e pashteg!

Mendja ime:
argumenton; argumente te paargumentueshem,
sinjalizon; sinjale sinjalizimesh,
meriton; merita te pameritueshme,
arsyeton; arsyetime te pa-arsyeshme,
lodh; lodhjen e te palodhurit,
antikizon modernen dhe njekohesisht:
jep mendime...

Uji, qe une pi:
nderron ene, pafajsisht; por:
eshte edhe fron i fronezuar njetrajtesisht.

Testament im,
eshte dashuria!

Dobesia ime, jane ndjenjat e percipta, t’pacipta,
arti im eshte jeta,
shikimi im, eshte verberimi,
UNI im jeton per ndjenjen time,
relativisht edhe per tenden,
ora e zemres sime tik-takon per ty,
jeten time e jetoj me imazhin tend...

0 Comments:

Post a Comment

<< Home

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.