baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Monday, April 16, 2007

Jeta ne Medalion!

Si te shohim ne erresire?
Nga te bredhim, kur rruge s’ka?
Ke te duam, kur kush s’na do?
Atehere, le te nisemi per ne askund...

Nate... Dimer... Ftohte i lodhur,
Nata. Perbindesh, po perbindesh.
Ndersa ne, midis gojes se tmerrit,
te tmerruar jemi njeqind fish.

Ka edhe nete mahnitese,
ku yjet luajne ne oaze lumturie,
ndersa hena fshihet si vashe e ndrojtur,
kur yjet i dergojne sinjle dashurie.

Dimri. Mbret egersirash,
qe shpesh ha dhe stinet e tjera,
dhe ne radhet monotone te tij,
ben qe midis luleve te ngrira, te varroset pranvera.

Dimri. Stine nordike,
qe fal dashuri dehese,
ne magjine e bores romantike,
qe fal ngrohtesi perkedhelese.

C’do aspekt i kesaj jete,
eshte tamam si nje medalion,
prandaj duhet qe te evitojme,
rrenimin e medalionit tone.

S’ka trendafil pa ferra,
dhe ferra pa filiza dhe gjethe,
por qe te mos zhgenjehemi,
te zgjedhim vetem me dashuri...

0 Comments:

Post a Comment

<< Home

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.