baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Sunday, April 15, 2007

E Verteta dhe Mentaliteti!

Vuajtesi i shkrete,
konsiderohet teveqel,
nuk e lejojne te fle ne paqe,
sepse e shnderrojne ne gjel.

Porsi ai gjeli ne maje te koshit,
qe i ben OK Gjeloshit,
atij Gjelosh mendjemadhit,
qe jetonte nder ranishta,
e tani kur bie n’pike te hallit,
kinse thote urate me gishta;
Thote urate ky fare fetarit,
as i krishtere e as mysylman,
e i asnje feje persembari,
qe deri dje e conte jeten si shakllaban (sot sharlatan).
Ne fillim kur erdhi pluralizmi,
u be njefare hoxhe a njefare prifti,
por kur kerciste komunizmi,
ateiste me buje femijet i rriti.
Sot na krijon edhe shoqate,
edhe i ve ndonje emer t’vjeter,
shkarravite ndonje deklarate,
nuk e di, ne mur apo ne leter,
edhe prokuron nje vule te thate.
Tani eshte bere pale deputet,
ka marre bonot e persekutimit,
shpejt e shpejt dhe me te lehte,
do me hy minister i privatizimit,
me privatizimin apo financen,
nuk e di saktesisht,
vecse, nga e majte, tek e djathta,
me ekologjiken, apo aleancen; i nderron vetes, vend tinezisht.
Pispillosur me kemishe e kravate,
miqesine me ambasadore forcon,
pastaj kur qelbet nga parate,
si leopard (leper), jashte shtetit shkon.
Edhe fort, s’kam siguri;
Quhet Gjelosh, Vasillaq, apo Muharrem,
vecse nje gje e di mire,
se ky ketu ne shqiperi,
po behet “super boss-man”.
Deri pardje, Xhaxhi-vampirit,
pa e pyetur te vellane,
prapanicen i’a fshinte,
dhe me krenari jehonte:
E bej kete, sepse kam qene partizan.
Kurse dje pa turp sakaq;
Klithte: une jam per drejtesi,
sepse kam bere burg ne Spac,
kam dhene kontribut per demokraci.
Kurse sot me kafshate t’marres,
sikur te ishte Nobelist,
me te madhe i bie dajres,
duke thene: mbreme une isha rrebelist.
Ka marre tituj prej disa qeverive,
u ka blere fuoristrada t’blinduara femijeve.
Ah po titujt gat i harrova,
se desha t’iu rrefej,
se i ka perfituar me kallashnikova.
Tani ben tregti,
edhe me “miell t’shtrenjte”,
rreth-e-rrotull, apo varg e vij,
larg nga ktu dhe me fqinj,
kudo qe t’i veje mbare atij.
Ky shan edhe irakun,
ne konferenca me urrejtje,
sepse nga e plotfuqishmja USA,
shpreson t’mbushe barkun me mbeshtetje.
Pastaj kthehet dhe e nderon (ndihmon),
i’u rrefen edhe ministrave,
se Irakun, lindjen e aferme dhe boten islamike,
dashuron afron dhe vlereson,
sepse ka frike prej terroristave.
Merret me politike nderkombetare,
ndersa as familjaret e tij,
s’merren aspak me kete batakci,
vecse kur i lypin pushtet dhe pare.
Madje ky qen-bir-qeni,
Ster-bir-bushtre,
tenton te rishese kosoven,
ndersa kosova, tashme,
po blen vet-veten.

Ky pra eshte ai,
qe te gjithe e njohim,
per te vlla-vritemi,
ai qe e shajme, e votojme dhe e joshim...!

0 Comments:

Post a Comment

<< Home

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.