Nene Terezes!


e jetës tënde; veten,
mundohet t’a konstruktojë,
edhe pse si ti; jetën, kush s’e ka latuar.
Trimëreshë, Burrëreshë; quhet dhe nderohet.
Ajo që Atdheun personifikoi,
Përjetë do të përkujtohet:
Si Nënë, si Shenjt si Ëngjëllor!
Shqipëri o Tempull i Hyjit.
O Sion i Shenjtë, Tendë e Dashurisë.
Ti që i dhe botës moderne,
Nënën e Bardhë, që s’shikoi ngjyra!
Ti je jona, por dhe e botës,
Ti je e pasur; edhe pse në varr,
shkove vetëm me një rrobë të thjeshtë.
Ti je gjallë dhe do jetosh pambarim;
Sepse Zotin ke lënë trashëgim…!!!
0 Comments:
Post a Comment
<< Home