baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Tuesday, April 03, 2007

Auto-Citate për pasqyrën vetiake!

Jetoj në jetën e një të pajeti,
Shpresoj në shpresat e të pashpresërve,
ëndërroj me ëndrrat e të pa skaliturve,
fokusohem në njerëz të pa fokus,
dhe në fund smarr parashtesen PA.
Më ndjekin të pafetë,
jetoj me të pafetë,
profetizoj ndër të pafetë,
kritikoj ideatel e të pafeve,
dhe mbytem në hipokrizi të pafe.
Kam ndjenja të përcipta të pa cipshmërisë,
indinjohem thellë nga pa indinjueshmëria,
më sakaton lehtas mëshira e sakateve,
më vjen të vjedhë nga ata që duan të vjedhin,
por më pështirosen servilat që s'dinë të vjedhin.
Kam pjekuri të veçantë,
edhe pse jam aventurier dhe ëndërrimtar,
sillem me jetën sikurse të ishte Perëndia ime,
e përdor atë si veglën time,
por edhe e përdhos nganjëherë duke mospërfillur dinjitetin!
Pionier në dashurinë vetë-mohuese,
që më bën mjeshtër i rregullave të dashurisë,
mjeshtër i rregullave të kësaj loje të parregullt,
kësaj loje të domosdshme dhe intrigante,
ku shkelen rregullat më shumë se në ç'do lojë tjetër të jetës.
Këto citate më nxjerrin në përfundimin, që;
Nuk e kam parashtesën PA.
Nuk jam i pafe, edhe pse ndoshta hipokrit.
S'jam i pacipë, mëshirues apo sakat.
Nuk e përdor jetën ashtu si duhet, por edhe s’e përdhos.
Nuk i thyej rregullat, në menyre që të dal i pathyeshëm!

0 Comments:

Post a Comment

<< Home

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.