Koha!

i materies dhe frymoreve,
Zoti qe eshte amshimi,
pa ndihmen e punetoreve,
ngjizi nenen natyre,
dhe kohen e paftyre.
Zoti, vete persosmeria,
lavatrice, kohen sajoi,
pastaj mu tek shtepia,
djallit armik, dhurate i’a dergoi,
keshtuqe djalli shenjtor,
me kohen, vuri kurore.

Ah, kohe ti moj e paftyre!
Perse njeriun dhe nenen natyre,
pameshirshem me vdekje i lan,
me vuajtje i shpelan,
tmerresisht i tret dhe i than,
dhe ndjenjat u’a perlan.
A mos valle, keshtu eshte shkruar te vazhdoje,
gjersa jeta te jetoje...?!
0 Comments:
Post a Comment
<< Home